Në sesionin plenar të OKB-së, që do të mbahet më 13 shkurt, do të diskutohet rreth raportit të paraqitur nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut lidhur me gjendjen në Siri, bëri të ditur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Sipas "Reuters", drafti për zgjidhjen e krizës në Siri që do të diskutohet në sesion ka përmbajtje të ngjanshme me atë që u refuzua në Këshillin e Sigurimit. Pritet që në projektin e ri të demonstrohet edhe propozimi i paraqitur nga sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe për emërimin e një ambasadori të posaçëm nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun.
(Çan Yean/Albana)