Më 13 shkurt qeveria siriane kundërshtoi rezolutën më të re të miratuar një ditë më parë nga Lidhja Arabe. Ndërsa bashkësia ndërkombëtare reagoi në mënyra të ndryshme ndaj kësaj rezolute. Më 12 shkurt Lidhja Arabe thirri në Kajro një mbledhje urgjente, ku u miratua një rezolutë në të cilën i bëhet thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të krijojë një forcë paqeruajtëse të përbashkët të OKB-së dhe vendeve arabe dhe nxitet bashkësia ndërkombëtare të vendosë sanksione "të paprecedenta"ndaj Sirisë. Siria ka shprehur kundërshtimin e vet ndaj kësaj rezolute, duke thënë se ajo tregon që një pjesë e vendeve arabe dëshirojnë që problemi sirian të ndërkombëtarizohet dhe që forcat e huaja të ndërhyjnë në punët e brendshme të Sirisë. Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton u shpreh se SHBA-ja përkrah fort përpjekjet më të reja të Lidhjes Arabe për zgjidhjen e problemit të Sirisë. Ndërsa zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Wang Min i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të luajë rolin aktiv dhe konstruktiv në problemin sirian. (Du/Artani)
LINK:
Ambasadori kinez në Kajro diskuton për Sirinë me sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe
Siria kundërshton rezolutën e Lidhjes Arabe
Kina kërkon angazhim ndërkombëtar për Sirinë
Kina me propozime konstruktive për Sirinë
Bota arabe ashpërson qëndrimin ndaj Sirisë
OKB, sesion plenar për gjendjen në Siri
Rusia: "Në Siri mund të shpërthejë lufta civile"
Gjermania dëbon katër diplomatë të Sirisë
Kina: Shtyn aktivisht dialogun në Siri
Bashkimi Europian do të thellojë sanksionet mbi Sirinë
Medvedevi nuk përjashton zgjidhjen e krizës siriane në Këshillin e Sigurimit
Lavrov në Siri, takohet me al-Assad