PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bota arabe ashpërson qëndrimin ndaj Sirisë
2012-02-13 12:04:23 cri komenti juaj Printoni

Vendet arabe të rajonit po e forcojnë trysninë diplomatike mbi Sirinë. Pas një takimi të ministrave të vet të jashtëm në Kajro, Lidhja Arabe vendosi të tërheqë misionin e saj vëzhgues nga Siria, i cili ishte pezulluar që prej muajit të kaluar. Kreu i këtij misioni, Mustafa al-Dabi, ka dhënë dorëheqjen.

Lidhja Arabe po i bën gjithashtu thirrje OKB-së të krijojë së bashku me të një forcë paqeruajtëse për t'i dhënë fund dhunës në Siri, teksa u ka kërkuar në të njëjtën kohë vendeve të veta anëtare të ndalojnë bashkëpunimin diplomatik me autoritetet siriane dhe të nisin kontaktet me opozitën.

Kryetari i Lidhjes Arabe Nabil El-Araby thotë se çështja siriane duhet të rikthehet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së:

"Për të arritur qëllimin e përfundimit të gjakderdhjes, duhet të shihet mundësia e paraqitjes përsëri të çështjes në Këshillin e Sigurimit. Duhet të ketë bisedime dhe bashkërendim ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, veçanërisht me Rusinë dhe Kinën, në mënyrë që të merret një vendim urgjent në Këshillin e Sigurimit për të garantuar që të gjitha palët e interesuara të vënë në jetë pikat e përcaktuara".

Kjo lëvizje e fundit e Lidhjes Arabe ndodh një javë pasi Rusia dhe Kina vunë veton mbi një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë.

Në të njëjtën kohë, gjashtë Vendet e Bashkëpunimit të Gjirit po i bëjnë thirrje mbarë botës arabe të njohë Këshillin Kombëtar Sirian të opozitës si përfaqësues të ligjshëm të Sirisë. Këto vende i kanë tërhequr tashmë ambasadorët e tyre nga Siria. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China