Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ndodhet në Siri për t'u takuar me presidentin sirian Bashar al-Assad. Sipas Lavrov, al-Assad është i gatshëm për t'u angazhuar në dialog me forcat e tjera politike siriane.
Ministri i Jashtëm rus u shpreh se bisedimet me Basharin janë të dobishme. Të dyja palët kanë shprehur hapur se do të përqiqen të ndihmojnë Sirinë të dalë sa më parë nga kriza e tanishme me parakushtet e respektimit të parimeve të propozuara nga Lidhja Arabe. Ministri bëri të ditur gjithashtu që ka përfunduar hartimi i kushtetutës së re të Sirisë dhe se Bashari do të shpallë kohën e mbajtjes së referendumit në një të ardhme të afërt.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe Mikhail Fradkov, shefi i shërbimeve sekrete ruse mbërritën ditën e djeshme në Damask dhe zhvilluan bisedime me presidentin sirian Bashar al-Assad për mënyrat që do të çojnë në stablizimin e situatës në Siri. Gjatë takimit, Lavrov i përcolli Bashar-it qëndrimin dhe rekomandimet e presidentit rus Dmitri Medvedev mbi çështjen e Sirisë, biseda këto që akoma nuk bëhen të ditura. (Wang Xianya/Albana)
LINK:
Lavrov në Siri, takohet me al-Assad
Rusia e Kina, hapa për zgjidhjen e krizës siriane
Kina: Komuniteti ndërkombëtar të bashkohet për zgjidhjen e problemit sirian
I dërguari kinez për Lindjen e Mesme mbështet veton për Sirinë
Kina: OKB-ja mos ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve sovrane
Siri, acarohet gjendja e brendshme e sigurisë
Analizë: Kina dhe Rusia kundërshtojnë hegjemoninë
Kina dhe Rusia i vënë veton projektrezolutës për Sirinë
Këshilli i Sigurimit vazhdon të diskutojë projektrezolutën për Sirinë
Lidhja Arabe do të diskutojë për çështjen e Sirisë
Rusia: Nuk do të bëjmë lëshime mbi çështjen e Sirisë
Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për gjendjen në Siri


















