Kina dhe Rusia e bllokuan me veto rezolutën për Sirinë të paraqitur nga Bashkimi Europian dhe Lidhja Arabe që bënte thirrje për ndryshimin e pushtetit në këtë vend të Lindjes së Mesme.
Projektrezoluta ndiqte linjën e Lidhjes Arabe që i ka bërë thirrje edhe më herët presidentit sirian Bashar Assad të dorëhiqet.
E mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende europiane, projektrezoluta mori 13 vota pro dhe asnjë abstenim.
Ambasadori rus në OKB Vitaly Churkin, tha se Rusia vuri veton pasi projektrezoluta mund t'i dërgojë një mesazh të pabalancuar Sirisë.
Ndërsa ambasadori kinez, Li Baodong, shprehu keqardhje që propozimet e Rusisë për projektrezolutën nuk u morën parasysh.
Ai tha se nxitja e votimit kur palët janë ende të ndara seriozisht mbi këtë çështje nuk do të ndihmonte në ruajtjen e unitetit dhe autoritetin e Këshillit të Sigurimit apo të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes.
Ambasadori i Marokut Mohamed Loulichki, i cili prezantoi edhe projektrezolutën, u shpreh se ai beson se dokumenti është në atë nivel sa mund të bëjë ndryshimin.
"Fakti se Këshilli i Sigurimit nuk ishte në gjendje të mbështeste iniciativën arabe nuk do të thotë se kjo iniciativë nuk ka relevancën dhe mundësinë që kriza në Siri të zgjidhet përmes ndonjë ndryshimi të planit të paqes."
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, shprehu keqardhje që Këshilli i Sigurimit nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje mbi rezolutën.
Ai i bëri thirrje komuniteti ndërkombëtar të shumëfishojë përpjekjet për të ndihmuar Sirinë të realizojë një tranzicion kombëtar demokratik.
Në të njëjtën kohë, një analist politik i Sirisë sa dhe vetoja dyshe është një mesazh për të gjitha palët në Siri që të nisin dialogun, i cili është zgjidhja më e mirë e krizës aktuale. (Leftion Peristeri)