PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Analizë: Kina dhe Rusia kundërshtojnë hegjemoninë
2012-02-05 19:51:07 cri komenti juaj Printoni
Kina e Rusia kundërshtojnë hegjemoninë dhe vendosën të ruajnë autoritetin e OKB-së duke vendosur veton për projektrezolutën mbi Sirinë, që iu paraqit të shtunën për votim Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në marsin e vitit të kaluar, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën nr. 1793 mbi Libinë, e cila sanksiononte vendosjen e zonës së ndalim flurimit nga NATO-ja e cila e keqpërdori qëllimin e projektrezolutës. Veprimet ushtarake mbi Libi patën intensitet të lartë dhe shkaktuan vdekjen e plagosjen e shumë civilëve. Veprimet e NATO-s e kaluan kornizën e rezolutës së Këshillit të Sigurimit.

Shumë personalitete ndërkombëtare, përfshirë sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, shprehën shqetësimin e tyre. Tani i njëjti problem mund të shfaqet edhe në Siri me vdekjen dhe plagosjen e civilëve të pafajshëm. Një situatë e tillë do të bëjë që autoriteti i OKB-së të përballohet me një tjetër sfidë dhe ligji ndërkombëtar të shkelet duke kërcënuar paqen dhe rendin shoqëror.

Prandaj, Kina dhe Rusia shfrytëzuan të drejtën e tyre të vetos për t'i treguar komunitetit kundërshtimin e hegjemonisë dhe ruajtjen e autoritetit të OKB-së. Tregojnë qëndrimin si vende të përgjegjshme të mëdha për ruajtjen e paqes dhe zhvillimit botëror. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

 

LINK:

Kina: Përdorimi i forcës nuk e zgjidh çështjen siriane
Analizë: Kina dhe Rusia kundërshtojnë hegjemoninë
Kina dhe Rusia i vënë veton projektrezolutës për Sirinë
Këshilli i Sigurimit vazhdon të diskutojë projektrezolutën për Sirinë
Lidhja Arabe do të diskutojë për çështjen e Sirisë
Rusia: Nuk do të bëjmë lëshime mbi çështjen e Sirisë

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China