Përfaqësuesit e Britanisë dhe të Francës në OKB kanë shfaqur shpresën për votim të premten për projektrezolutën, ndërsa ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara Çurkin tha se nëse vendet perëndimore do të këmbëngulin në votimin e 3 shkurtit, Rusia do të vendosë veton për "arsye teknike".
Mësohet se në draftin e ri, u hoqën përmbajtjet për dorëzimin e pushtetit nga Bashari zëvendësve të tij, për "dialogun serioz" midis qeverisë dhe opozitës dhe për krijimin e "qeverisë së koalicionit", por mbetet "përkrahja e plotë" ndaj propozimit të ri të Lidhjes Arabe. (Wang Lei/Albana)