Ekspertët kinezë të çështjeve ndërkombëtare thonë se OKB-ja nuk duhet të bëhet platforma e ndërhyrjes në punët e brendshme të një vendi sovrani. Kina, sipas tyre i kundërshton fuqitë e huaja që nxitin me forcë ndryshimin e pushtetit në Siri. Vendimi i Kinës për të vendosur veton shërben që palët përkatëse të zhvillojnë dialog politik për të evituar gjakderdhjen e mëtejshme me vdekjen dhe plagosjen e civilëve. Studiuesi i Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare të Kinës Hua Liming, thotë se vetoja nuk duhet të përkthehet si një qëndrim i njëanshëm i Kinës mbi çështjen e Sirisë. "Qëndrimi i Kinës është kundër fuqive të huaja që duan të nxitin me forcë ndryshimin e pushtetit në Sirisë. Ky qëndrim përputhet me "Kartën e OKB-së"," tha Hua. Në të njëjtën kohë, pala kineze përkrah Lidhjen Arabe të vazhdojë përpjekjet për zgjidhjen politike të krizës siriane dhe në të njëjtën kohë e nxit qeverinë siriane të marrë thellojë reformat për zgjidhjen e divergjencave në mënyrë paqësore. Anëtari i Fondacionit Studimor të Çështjeve Ndërkombëtare të Kinës, An Huihou, thekson se që nga tetori i vitit të kaluar Kina ka përdorur dy herë të drejtën e vetos duke kundërshtuar projektrezolutën e Këshillit të Sigurimit mbi Sirinë. Sipas tij ky qëndrim respekton zgjedhjen autonome të popullit sirian. "Vendet e ndryshme të Lindjes së Mesme kanë histori e kulturë të veçantë dhe kushte të ndryshme lokale politike. Situata e këtyre vendeve është shumë e ndryshme," tha An. Është e arsyeshme dhe e ligjshme që popujt e vendeve të arabe të kërkojnë rrugën e zhvillimit që përputhet me gjendjen e tyre. Mënyra e imponimit nga jashtë është e drejtë. Në një situatë kur dhuna në Siri është shtuar, imediate është fillimi i dialogut gjithëpërfshirës për të evituar acarimin e mëtejshëm të krizës. Kina vazhdimisht, bashkë me komunitetin ndërkombëtar kërkon të luajë një rol aktiv për zgjidhjen në mënyrë të përshtatshme të çështjes së Sirisë. (Du/Leftion Peristeri)
LINK:
I dërguari kinez për Lindjen e Mesme mbështet veton për Sirinë
Kina: OKB-ja mos ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve sovrane
Siri, acarohet gjendja e brendshme e sigurisë
Kina: Përdorimi i forcës nuk e zgjidh çështjen siriane
Analizë: Kina dhe Rusia kundërshtojnë hegjemoninë
Kina dhe Rusia i vënë veton projektrezolutës për Sirinë
Këshilli i Sigurimit vazhdon të diskutojë projektrezolutën për Sirinë
Lidhja Arabe do të diskutojë për çështjen e Sirisë
Rusia: Nuk do të bëjmë lëshime mbi çështjen e Sirisë
Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për gjendjen në Siri
OKB, Kina kundërshton ndërhyrjen ushtarake në Siri
Rusia bllokon projektrezolutën e re të OBK-së për Sirinë


















