PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB, Kina kundërshton ndërhyrjen ushtarake në Siri
2012-02-01 10:01:24 cri komenti juaj Printoni

Kina kundërshton përdorimin e forcës në Siri për të zgjidhur konfliktin e armatosur që vazhdon prej disa muajsh. Ambasadori kinez në OKB, Li Baodong, deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, se përdorimi i forcës shkel parimet e "Kartës së OKB-së" dhe ligjin ndërkombëtar për detyrimin e "ndryshimit të pushtetit".

 

"Kina mendon se duhet të respektohen kërkesat e popullit sirian për reformë dhe ruajtjen e interesave të tyre. Duhet të ndalojnë veprimet e dhunshme në Siri dhe të kundërshtojnë humbjen e jetëve të civilëve," tha ambasadori kinez.

 

Zoti Li apeloi për fillimin sa më parë të dialogut dhe bisedimeve paqësore politike gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund dhunës në Siri.

 

"Duhet të zgjidhen paqësisht divergjencat nëpërmjet dialogut e bisedimeve për rivendosjen e stabilitetit në Siri," shtoi ambasadori Li duke nënvizuar zgjidhjen e krizës së Sirisë brenda kornizës së Lidhjes Arabe.

 

Me qëndrimin e tij Pekini kërkon që veprimet e Këshillit të Sigurimit mbi çështjen e Sirisë të ndihmojnë nxitjen e dialogut politik dhe zgjidhjen e divergjencave për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për gjendjen në Siri

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China