PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për gjendjen në Siri
2012-02-01 12:15:33 cri komenti juaj Printoni

15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë mbledhur për të vendosur nëse do të mbështesin planin e Lidhjes Arabe për largimin e presidentit sirian Bashar al-Asad.

Lidhja Arabe po i bën thirrje Këshillit të Sigurimit për të marrë "veprime të shpejta dhe vendimtare"

Drafti i bën thirrje Asad-it t'ja lërë pushtetin njërit prej zëvendësuesve të tij.

Ambasadori sirian në Kombet e Bashkuara, Bashar Jafari, u shpreh se pala siriane nuk do të pranojë ndërhyrje nga jashtë, duke pretenduar se disa vende "ëndërrojnë" për një rikthim në kohë koloniale.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton (Hillary Clinton), sekretari i Jashtëm britanik Uilliam Hag (William Hague) dhe ministri i Jashtëm francez Allen Zhupe (Alain Juppe) janë të pranishëm në takimin e Këshillit të Sigurimit.

Ndërkohë, nga Sidnej, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shpreh se Rusia e refuzon projektrezolutën dhe nuk do të lejojë që Këshilli i Sigurimit të miratojë veprimet ushtarake në Siri.

"Po nëse ata kërkojnë që Asad të japë dorëheqjen dhe ai nuk tërhiqet, ç'do të ndodhë atëherë?

Do të hidhen bomba nga forcat ajrore? Ne e kemi kaluar këtë gjendje me parë. Këshilli i Sigurimit nuk do ta miratojë kurrë këtë, jua garantoj."

Zv.ministri i Jashtëm rus ka sugjeruar se projektrezoluta e Këshilli të Sigurimit mund të çojë në një luftë civile në Siri.

Tetorin e kaluar Rusia dhe Kina vendosën veto ndaj një rezolute të ngjashme me Sirinë që dënonte Damaskun.

Pritet që në fund të kësaj jave Këshilli i Sigurimit të votojë për draftin e ri sirian. (Albana)

OKB, Kina kundërshton ndërhyrjen ushtarake në Siri

LINK:

OKB, Kina kundërshton ndërhyrjen ushtarake në Siri
Rusia bllokon projektrezolutën e re të OBK-së për Sirinë
Ushtria siriane rrethon periferinë lindore të Damaskut
Ushtria siriane rihyn në periferinë e Damaskut
Lidhja Arabe, mbledhje urgjente për problemin sirian
Siri, dhjetëra viktima nga dhuna. Lidhja Arabe i drejtohet KS-së
BE-ja shton sanksionet ndaj Sirisë
Rusia: "Lidhja Arabe të nxisë dialogun politik në Siri"
Lidhja Arabe zgjat misionin e vëzhguesve në Siri

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China