Lidhja Arabe zgjati edhe me një muaj misionin e vëzhguesve të saj në Siri.
Gjithashtu Lidhja vendosi ta shtojë numrin e vëzhguesve dhe t'u mundësojnë atyre burime shtesë.
Vendimi u morr gjatë ministerialit të ministrave të Jashtëm arabë në Kajro.
Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheiku Hamad bin Jassim, parashtroi disa reforma ambicioze të cilat Lidhja kërkon të ndërmerren nga Siria.
"Formimi i një qeverie të bashkimit kombëtar me opozitën brenda dy javëve me përbërje të figurave të pranueshme nga të gjitha palët në vend për një periudhë tranzicioni gjatë të cilës do të mbahen zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale me monitorimin e vendeve të Lidhjes dhe komunitetit ndërkombëtar. Gjithashtu t'i jepet pushtet zëvendëspresidentit për të asistuar qeverinë gjatë periudhës kalimtare."
Gjatë mbledhjes, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Saud al-Faisal, deklaroi se vendi i tij do t'u kërkonte vëzhguesve të vet të tërhiqeshin, pasi qeveria siriane dështoi të zbatonte planin e Lidhjes Arabe dhe t'i jepte fund dhunës.
Saud mbështet vendet e tjera, përfshirë Kinën, Rusinë, Europën dhe SHBA-në, të rritin presionin mbi presidentin Bashar al Assad, të ndalojë gjakderdhjen.
Lidhja Arave i kërkoi gjithashtu al-Assad-it t'ia delegojë pushtetin zëvendëspresidentit të tij për formimin e një qeverie të bashkimit kombëtar.
Qeveria siriane e ka refuzuar planin e ri të ministrave të Jashtëm arabë dhe u kërkoi të tyre të ndalojnë mbështetjen për "organizatat terroriste", të cilat ajo i për përgjegjëse për dhunën në vend.
Sipas OKB-së rreth 5,400 njerëz janë vrarë që nga muaji mars kur në vend filluan protestat antiqeveritare.
Ndërkohë qeveria siriane pretendon se rreth 2000 forca sigurie ndodhen midis të vdekurve. (Leftion Peristeri)
Lidhja Arabe zgjat misionin e vëzhguesve në Siri