Ushtria siriane ka avancuar drejt periferisë së tensionuar të Damaskut për t'u përballur me ato që qeveria i cilëson "grupe terroristësh të armatosur".
Disa aktivistë thonë se rreth dy mijë ushtarë me 50 tanke dhe mjete të blinduara hynë në zonën lindore të Gutas.
Forcat qeveritare së fundi kanë shtuar përpjekjet për të marrë nën kontroll situatën në Sirinë Qendrore dhe periferinë e kryeqytetit Damask, teksa udhëheqësit e vendit kanë premtuar se do të shtypin grupet e armatosura me një "grusht të hekurt".
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka vijuar thirrjet drejtuar qeverisë siriane që të marrë masa deçizive për ndaljen e dhunës.
"Në këtë moment, misioni monitorues nuk është edhe aq i rëndësishëm. Ky i fundit mund të ndihmojë në kqyrjen e situatës. Por edhe përpara se misioni monitorues të shkojë atje, udhëheqësit sirianë duhet të ndërmarrin një aksion deçiziv për të ndalur dhunën. Kur vjen puna tek dhuna, mendoj se ajo duhet të ndalet", tha Ban Ki Mun.
Dhuna vjen pasi Lidhja Arabe pezulloi misionin vëzhgues të shtunën. Ministrat e jashtëm të vendeve të Lidhjes Arabe pritet të zhvillojnë bisedime urgjente në Kajro të dielën e ardhshme mbi çështjen siriane. Ata pritet të vendosin nëse do të tërhiqen nga misioni monitorues përfundimisht, ose do të ndryshojnë natyrën e misionit në Siri.
Kombet e Bashkuara thonë se gjatë trazirave dhjetë mujore në vend, kanë humbur jetën mbi pesë mijë persona, ndërsa autoritetet e Damaskut thonë se dy mijë forca sigurie janë vrarë gjatë incidenteve të dhunës. (Ardi Pulaj)
LINK:
OKB, Kina kundërshton ndërhyrjen ushtarake në Siri
Rusia bllokon projektrezolutën e re të OBK-së për Sirinë
Ushtria siriane rrethon periferinë lindore të Damaskut
Ushtria siriane rihyn në periferinë e Damaskut
Lidhja Arabe, mbledhje urgjente për problemin sirian
Siri, dhjetëra viktima nga dhuna. Lidhja Arabe i drejtohet KS-së
BE-ja shton sanksionet ndaj Sirisë
Rusia: "Lidhja Arabe të nxisë dialogun politik në Siri"
Lidhja Arabe zgjat misionin e vëzhguesve në Siri