Protestat e dhunshme në shumë qytete siriane të enjten, shkaktuan dhjetëra të vdekur dhe të plagosur. Por njëkohësiht dhjetëra e mijëra banorë sirianë zhvilluan manifestime pro qeveritare në disa qytete të Sirisë.
Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nabil el-Araby përmes një deklarate, shprehu shqetësimin e tij mbi gjakderdhjen e shkaktuar nga dhuna e vazhdueshme në Siri. Ai shpreson gjithashtu që qeveria siriane nuk do të marrë asnjë masë që mund ta keqësojë gjendjen e tanishme.
Ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes Arabe dhe kreu i zyrës së Misionit të AL-së në Siri, Adnan al-Khodair u shpreh të enjten se sekretari Araby do të niset për Kombet e Bashkuara, për të kërkuar ndihmën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Siri. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)