Ministria e Jashtme e Rusisë i bëri thirrje të hënën Lidhjes Arabe që të mos ndërhyjë në politikën e brendshme të Sirisë, por të respektojë e sovranitetin e vendit dhe të shtojë përpjekjet për zgjidhjen paqësore të krizës.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, detyra kryesore e Lidhjes Arabe duhet të fokusohet në nxitjen e dialogut politik mes palëve në Siri.
"Vetëm me dialog politik të vërtetë, sirianët mund të arrijnë konsensusin për zgjidhjen e krizës", theksoi Ministria e Jashtme ruse. (U Sen/ Ardi Pulaj)
BE-ja shton sanksionet ndaj Sirisë
Lidhja Arabe zgjat misionin e vëzhguesve në Siri