Lidhja Arabe bëri të ditur se ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të saj do të zhvillojnë më 5 shkurt një mbledhje urgjente në Kajro për të diskutuar mbi problemin e Sirisë. Zv.sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe Ahmad bin Shili tha në një deklaratë se në këtë mbledhje do të zhvillohen diskutime lidhur me një raport për kontaktet që kanë pasur sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Nabil el-Araby e kryeministri i Katarit Sheikh Thani me OKB-në. Ahmad bin Shili tha se mbledhja do të trajtojë gjithashtu edhe problemin e grupit të vëzhgimit në Siri. Më 28 janar Lidhja Arabe bëri një deklaratë, ku u shpreh se, për të mbrojtur vëzhguesit, ajo vendosi të ndalojë përkohësisht veprimtarinë e këtij grupi në Siri. (Du/Artani)
LINK:
OKB, Kina kundërshton ndërhyrjen ushtarake në Siri
Rusia bllokon projektrezolutën e re të OBK-së për Sirinë
Ushtria siriane rrethon periferinë lindore të Damaskut
Ushtria siriane rihyn në periferinë e Damaskut
Lidhja Arabe, mbledhje urgjente për problemin sirian
Siri, dhjetëra viktima nga dhuna. Lidhja Arabe i drejtohet KS-së
BE-ja shton sanksionet ndaj Sirisë
Rusia: "Lidhja Arabe të nxisë dialogun politik në Siri"
Lidhja Arabe zgjat misionin e vëzhguesve në Siri