Rusia e kundërshtoi me veto atë rezolutë.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së u takua me dyer të mbyllura të premten e kaluar për të rishikuar draftin e prezantuar nga Lidhja Arabe.
Projektrezoluta i bën thirrje presidentit Bashar al-Assad t'ia dorëzojë pushtetin njërit prej zëvendësve të tij.
Për të njëjtën çështje Këshilli i Sigurimit i OKB-së më vonë gjatë së martës.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Susan Rice, tha se sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të martën.
"Ajo çka përmban projekt-rezoluta është shumë e drejtpërdrejtë – nuk ka sanksione, nuk ka përdorim force ashtu siç kanë pretenduar disa, rezoluta dënon direkt atë që ka ndodhur…"
Shtëpia e Bardhë thotë se mbështet një zgjidhje politike për ndalimin e dhunës në Siri, por nënvizon se presidenti sirian Bashar al-Assad ka humbur legjitimitetin për të drejtuar vendin.
Në të njëjtën kohë, Rusia është ofruar si negociatore për të moderuar bisedimet midis qeverisë dhe opozitës siriane në Moskë.
Qeveria e Assad-it e ka pranuar propozimin.
Por Këshilli Kombëtar Sirian i Veprimit tha se nuk do të marrë pjesë asnjëherë në këtë takim.
Ndërkohë në terren, forcat qeveritare siriane morën nën kontroll një pjesë të periferisë lindore të kryeqytetit Damask, pas ditësh përleshjesh me ata që qeveria i quan "grupe terroriste të armatosura".
Forcat qeveritare siriane deklaruan se i kanë intensifikuar operacionet e tyre ditët e fundit, ndërsa edhe lidershipi vendas është zotuar të përdorë "dorën e hekurt" kundër grupeve të armatosura.
Sipas SHBA-së numri i të vdekurve të Siri që nga fillimi i protestave ka arritur në 54 mijë, ndërsa autoritetet siriane pretendojnë se rreth 2 mijë forca sigurie janë vrarë. (Leftion Peristeri)
LINK:
OKB, Kina kundërshton ndërhyrjen ushtarake në Siri
Rusia bllokon projektrezolutën e re të OBK-së për Sirinë
Ushtria siriane rrethon periferinë lindore të Damaskut
Ushtria siriane rihyn në periferinë e Damaskut
Lidhja Arabe, mbledhje urgjente për problemin sirian
Siri, dhjetëra viktima nga dhuna. Lidhja Arabe i drejtohet KS-së
BE-ja shton sanksionet ndaj Sirisë
Rusia: "Lidhja Arabe të nxisë dialogun politik në Siri"
Lidhja Arabe zgjat misionin e vëzhguesve në Siri