Në kushtet e acarimit të mëtejshëm të gjendjes në Siri, Kina po shqyrton mundësinë e dërgimit të përfaqësuesve të vet zyrtarë në vendet e rajonit për të luajtur një rol konstruktiv në nxitjen e zgjidhjes së problemit sirian me mjete politike.
Në një koment të botuar në gazetën "Renminribao" të 8 shkurtit thuhet se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë shpejt në çështjen e Sirisë, duke krijuar një forcë të madhe të bashkuar për të parandaluar shkallëzimin e dhunës në këtë vend.
Sipas artikullit, një katastrofë humanitare në përmasa më të mëdha do të ishte në radhë të parë fatkeqësi për popullin sirian, por gjithashtu do të godiste rëndë edhe sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në njëfarë mënyre, çdo luftë është brengë për bashkësinë ndërkombëtare dhe pasqyron dobësinë e strukturave botërore.
Artikulli i "Renminribao"-s vijon se Kina ka dhënë propozime konstruktive për zgjidhjen politike të problemit sirian, duke kryer si duhet detyrën e një vendi të madh për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në botë, si edhe duke qenë e përgjegjshme për interesat themelore të popullit sirian. (Çan Yean/Artani)