Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme kineze Liu Weimin bëri të ditur të hënën se Pekini dëshiron që palët të luajnë një rol konstruktiv për zgjidhjen e situatës politike dhe uljen e tensioneve në Siri, duke vënë në plan të parë paqen dhe stabilitetin e vendit dhe të rajonit.
Në një deklaratë të publikuar pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Lidhjes Arabe, thuhet se kjo organizatë do të fillojnë komunikimin me forcat antiqeveritare siriane dhe do t'i mbështesë ato si politikisht dhe ekonomikisht, duke mbyllur zyrtarisht misionin e vëzhgimit në Siri. Në deklaratë kërkohet gjithashtu edhe që OKB-ja të miratojë formimin e reparteve të përbashkëta paqeruajtëse me pjesëmarrjen e OKB-së dhe vendeve arabe.
Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Pekin, Liu Weimin theksoi se përfshirja në Siri e strukturave të OKB-së duhet të bëhet në favor të stabilitetit dhe ruajtjes së rendit në vend dhe në Lindjen e Mesme dhe jo të ndërlikojë gjendjen aktuale. (Çan Yean/ Ardi Pulaj)