PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina kërkon angazhim ndërkombëtar për Sirinë
2012-02-14 10:45:38 cri komenti juaj Printoni

Zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Wang Min, gjatë një fjalimi të hënën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të angazhohet në çështjen e Sirisë, për të shmangur shkallëzimin e tensioneve në vend.

Wang Min tha se Kina përkrah Lidhjen Arabe të zgjidhë çështjen e Sirisë përmes një procesi politik gjithëpërfshirës. Sipas tij, kjo është në interes të popullit sirian dhe të palëve të përfshira në konflikt. 

"Kina përkrah zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut," tha Wang.

Diplomati shtoi se Kina po ndjek me vëmendje gjendjen në Siri dhe u bëri thirrje palëve të ndalojnë dhunën për të shmangur plagosjen dhe vdekjen e njerëzve të pafajshëm.
"Të rivendoset sa më shpejt rendi publik në Siri dhe të respektohen kërkesat e popullit sirian për mbajtjen e reformave," tha Wang. (U Sen/Albana)


 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China