Ky ishte kontakti i parë i raportuar nga qeveria kineze pas shkallëzimit të dhunës në vendin arab.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Liu Weimin.
"Kina është në kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët në Siri, përfshirë grupet e opozitës. Ne shpresojmë të nxitim procesin e paqes dhe dialogut. Kemi bërë shumë punë për të lehtësuar situatën në Siri. Kina po përpiqet të mbajë kontakte me grupet përkatëse siriane, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të zgjidhur paqësisht dhe siç duhet krizën siriane në të ardhmen."
Liu gjithashtu përsëriti thirrjen e Kinës për reforma në Siri dhe për zgjidhjen paqësore të krizës në vend.
"Duhet të respektohet aspirata e arsyeshme e popullit sirian për reforma dhe mbrojtjen e interesave të tyre. Qeveria siriane duhet të përmbushë angazhimin e saj për kryerjen e reformave, fillimin e një dialogu politik gjithëpërfshirës sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të zgjidhë problemet dhe pretendimet përmes dialogut dhe negociatave."
Ndërkohë ushtria siriane rifilloi sulmet në qytetin Homs. Të vrarë janë regjistruar që kur ushtria filloi sulmin aty javën e kaluar.
Komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të gjejë një zgjidhje pas vetos së Rusisë dhe Kinës që bllokoi projektrezolutën e Lidhjes Arabe dhe vendeve europiane, javën e kaluar.
Zëvendësministri i Jashtëm kinez Cui Tiankai, tha se Kina ka qenë gjithmonë përgjegjëse dhe e kujdesshme dhe ka vendosur veton tetë herë deri tani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
"Mos prisni që Kina të abstenojë gjithmonë me votë. Kur vjen rasti që vetoja është e domosdoshme, Kina do ta përdorë atë pa hezitim dhe ju lutem mos keni asnjë iluzion për të."
Në të njëjtën kohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, tha se Lidhja Arabe planifikon të rikthejë misionin e saj në Siri dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e OKB-së.
Ban Ki-moon njoftoi se kreu i Lidhjes Arabe, Nabil el-Arabi, propozoi gjithashtu një mision të përbashkët vëzhguesish në Siri, përfshirë një të dërguar special të përbashkët.
Misioni i Lidhjes Arabe në Siri dështoi muajin e kaluar pas rritjes së dhunës. (Leftion Peristeri)
LINK:
Ministria e Jashtme: "Kina shtyn aktivisht dialogun në Siri"
Bashkimi Europian do të thellojë sanksionet mbi Sirinë
Medvedevi nuk përjashton zgjidhjen e krizës siriane në Këshillin e Sigurimit
Lavrov në Siri, takohet me al-Assad
Rusia e Kina, hapa për zgjidhjen e krizës siriane
Kina kërkon bashkëpunim ndërkombëtar për krizën në Siri
I dërguari kinez për Lindjen e Mesme mbështet veton për Sirinë
Kina: OKB-ja mos ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve sovrane
Siri, acarohet gjendja e brendshme e sigurisë
Kina: Përdorimi i forcës nuk e zgjidh çështjen siriane
Analizë: Kina dhe Rusia kundërshtojnë hegjemoninë
Kina dhe Rusia i vënë veton projektrezolutës për Sirinë