Sipas një deklarate të publikuar më 10 shkurt nga Ministria siriane e Punëve të Brendshme, të paktën 28 persona kanë gjetur vdekjen dhe 235 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy shpërthimeve në qytetin kryesor tregtar Alepo.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun i dënoi ashpër këto sulme terroriste dhe i nxiti palët e ndryshme të ndalojnë menjëherë dhunën.
Ai ritheksoi gjithashtu se kriza e tanishme duhet të zgjidhet vetëm nëpërmjet një projekti të gjithanshëm dhe paqësor politik, i cili duhet të përputhet me dëshirën për demokraci të popullit sirian dhe garanton respektimin e të drejtave dhe lirinë bazë të njeriut.
(Çan Yean)