Në disa qytete dhe rajone të Sirisë kanë ndodhur ditën e djeshme sulme vetëvrasëse, duke shkaktuar të paktën vdekjen e 12 personave.
Përveç kësaj edhe një tubacion nafte në Homs u prek nga këto sulme. Në mesin e marsit të kaluar kur shpërthyen demonstratat anti-qeveritare, "terroristët" kanë bërë një sërë sulmesh ndaj instalimeve energjetike.(U Sen)