Kina bën thirrje për arritjen sa më shpejt të një marrëveshjeje mes komunitetit ndërkombëtar për Sirinë për të ndaluar përshkallëzimin e situatës aty. Thirrja vjen përmes gazetës "People's Daily", organ i PKK-së, në editorialin me titull "Gjetja e së vërtetës, kyç i zgjidhjes së situatës në Siri".
Shkrimi vëren se konflikti në Siri është zhvilluar vazhdimisht ndërkohë mes vendeve të ndryshme të botës e sidomos "mes vendeve të mëdha kanë dalë divergjenca të rënda," thotë gazeta.
"Për të ndryshuar tendencën e zhvillimit të situatës në Siri, komuniteti ndërkombëtar duhet të arrijë një marrëveshje mbi parimet e përgjithshme dhe duhet të ndjekë metodën konkrete dhe efektive," vazhdon 'People's Daily'.
Sipas shkrimit, Kina është e drejtë, e hapur dhe e përgjegjshme lidhur me problemin e Sirisë. "Diplomatët kinezë u takuan jo vetëm me personalitetet qeveritare, por edhe me përfaqësues të opozitës siriane për të njohur në mënyrë të gjithanshme situatën e nderë dhe kërkesat e palëve të ndryshme," përfundon gazeta. (Du/Leftion Peristeri)
LNIK:
"Gjetja e së vërtetës, kyç i zgjidhjes së situatës në Siri"
Kinë: I dërguari për Sirinë shpjegon qëndrimin e vendit
Siri, mbërrijnë dy luftanije iraniane
Sulmet terroriste në Siri, të paktën 12 viktima
Rusia: Zgjidhja për çështjen e Sirisë të bëhet me aprovimin e palëve
Kina i bën thirrje Sirisë të ndalojë dhunën ndaj civilëve
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Sirinë
Kina deklaron qëndrimin mbi situatën në Siri
Parlamenti Europian i kërkon BE-së sanksione ndaj Sirisë
Wu flet për situatën në Siri
Kina bën thirrje për ndaljen e dhunës në Siri
Siri: Referendum për kushtetutën e re, konflikti vazhdon