PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siri, mbërrijnë dy luftanije iraniane
2012-02-19 19:44:12 cri komenti juaj Printoni

Dy luftanije iraniane kanë hyrë në Detin Mesdhe përmes Kanalit të Suezit dhe u ankoruan të shtunën në portin sirian Tartus.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Lajmeve Fars, këto dy luftanije përfshijnë një torpedinier dhe një fregatë. Sipas marrëveshjes midis Iranit dhe Sirisë, pas mbërritjes pala iraniane do t'i ofrojë marinës siriane trajnimin e duhur.

Komandanti i marinës iraniane, admirali Habibollah Sajari tha se kalimi i luftanijeve iraniane në Detin Mesdhe do t'u transmetojë në mënyrën më të mirë vendeve të rajonit mesazhin e paqes dhe miqësisë dhe gjithashtu do të demonstrojë fuqinë e Iranit. Ai tha se ky lundrim do t'i vërtetojë botës se pavarësisht nga shtimi i sanksioneve ndaj Iranit nga kundërshtarët, nuk do të pengohet fuqizimi i teknologjisë dhe ai ushtarak i Iranit.

Kjo është hera e dytë që luftanijet iraniane hyjnë në ujërat e Mesdheut, pas Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979. Në shkurt të vitit të kaluar, dy luftanije iraniane mbërritën në portin Latakia në veri të Sirisë, pasi kaluan Kanalin e Suezit. (Wang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China