PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina deklaron qëndrimin mbi situatën në Siri
2012-02-17 20:04:44 cri komenti juaj Printoni

Lidhur me situatën në Siri komuniteti ndërkombëtar dhe OKB-ja duhet të veprojnë për zbutjen e tensionit, për dialogun politik, për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme, dhe nuk duhet ta ndërlikojnë gjendjen e tanishme. Këto i tha zv.përfaqësuesi i Kinës në OKB Wang Min.

Po më 16 shkurt Asambleja e 66-të e OKB-së miratoi një projektrezolutë për gjendjen në Siri. Kina votoi kundër saj.

Duke shpjeguar pas votimit qëndrimin kinez, Wang Min theksoi se Kina mendon që komuniteti ndërkombëtar duhet të respektojë sovranitetin, pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Sirisë e të respektojë zgjedhjen e popullit sirian. Z. Wang shtoi se Kina kundërshton ndërhyrjen ushtarake dhe ndërrimin me forcë të pushtetit në Siri dhe nuk beson që sanksionet e kërcënimet janë në të mirë të zgjidhjes së problemit të tanishëm.

Zv.përfaqësuesi i Kinës në OKB u shpreh po ashtu se pala kineze dënon çdo veprim dhune kundër banorëve të thjeshtë dhe e nxit qeverinë siriane dhe fraksionet e ndryshme në Siri që të ndalojnë menjëherë dhunën, me qëllim rivendosjen e rendit publik. Ato duhet gjithashtu të nisin sa më parë dialogun politik pa asnjë kusht paraprak, për të arritur një projekt mbi reformën e përgjithshme politike dhe për të zhvilluar sa më shpejt referendumin mbi kushtetutën e re dhe zgjedhjet parlamentare. (Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China