Disa zona të Sirisë u sulmuan të mërkurën nga "forcat terroriste" duke shkaktuar katër të vdekur, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve.
Sipas njoftimeve, dy ushtarë humbën jetën pas sulmeve nga "forcat e armatosura terroriste" në periferinë e qytetit Holmes të Sirisë Qendrore. Nga sulmet, gjithashtu një polic humbi jetën ndërsa dhe tre të tjerë u plagosën. Sipas agjensisë shtetërore të lajmeve, forcat e armatosura terroriste vranë edhe një inxhinier.
Ndërkohë presidenti rus Dimitri Medvedev zhvilloi një bisedë telefonike të mërkurën me homologun iranian Ahmadinexhad për të diskutuar mbi situatën në Siri. Ata u shprehën kundër ndërhyrjes nga jashtë. Sipas presidencës ruse, Medvedev dhe Ahmadinexhad mbështesin zgjidhjen paqësore të problemit të Sirisë.
Udhëheqësit e të dy vendeve i bënë thirrje autoriteteve siriane dhe forcave opozitare që të ndalojnë veprimet e dhunës dhe të fillojnë dialogun politik konstruktiv pa kushte. (Çang Çuo/ Ardi Pulaj)