PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siri, ndërkombëtarët bëjnë thirrje për paqe dhe për ndihmë humanitare
2012-02-23 19:22:51 cri komenti juaj Printoni

Pas njoftimeve për përkeqësimin e situatës në Siri gjatë ditëve të fundit, komuniteti ndërkombëtar po shqyrton mundësitë për gjetjen e një rruge për ndalimin e menjëhershëm të dhunës.

Qeveria kineze bëri thirrje për qetësi, pas lajmeve se disa vende po shqyrtojnë mundësinë e furnizimit me armë të forcave opozitare siriane.

Në të njëjtën kohë, u kërkua nisja e hetimeve, pas vrasjes së dy gazetarëve në qytetin e trazuar, Homs. Një fotoreporter francez dhe një gazetare amerikane u vranë pasi baza e tyre mediatike u godit nga një bombë. Ndërsa të paktën dy gazetarë të tjerë u plagosën.

Aktivistët thonë se dy gazetarët janë mes të paktën 60 personave që u vranë në Siri gjatë 24 orëve të fundit.

Ministri i jashtëm francez Alain Juppe kërkoi armëpushim për të lejuar kalimin e ndihmave humanitare në Siri.

"I kërkoj qeverisë siriane që të ndalë menjëherë sulmet dhe të respektojë detyrimet për çështjet humanitare, qoftë për gazetarët, apo për popullsinë civile të Sirisë", tha Juppe.

Kryqi i Kuq gjithashtu i bëri thirrje qeverisë siriane dhe forcave opozitare të arrijnë marrëveshjen për një armëpushim të përditshëm për të lejuar kalimin e medikamenteve.

Rusia mbështet idenë për një armëpushim prej dy orësh çdo ditë. Në të njëjtën kohë, Rusia i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të nxisë opozitën siriane që të dialogojë me qeverinë e Damaskut.

Thirrja vjen teksa shefja e misioneve humanitare të OKB-së, Valerie Amos po përgatitet të vizitojë Sirinë në ditët e ardhshme. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China