PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Intervista eksklusive nga drejtori i Pavijonit Shqiptar, Kleves Alimerko(I)
2010-07-30 21:05:50 cri komenti juaj Printoni

Ti përmende ca plane për të ardhmen, a mund të na tregosh ca prej tyre?

K: Le te themi që është një plan afatmesëm për të tërhequr turistët kinezë të vijnë në Shqipëri. Të bësh një udhëtim mbi 10 orë për të ardhur në Shqipëri duhet ta bindesh mirë turistin kinez që të vijë atje, kështu që ne menduam që do të ishte zgjidhja më e mirë që të kemi një bashkëpunim midis shteteve fqinje siç është Maqedonia, Mali i Zi apo Greqia.

Pra, nëse neve bindim një turist kinez të vijë në Shqipëri, ai do të ketë një guidë disa ditore apo 1- javore, varet nga ajo që ai zgjedh për të vizituar disa shtete njëherësh. E veçanta e Shqipërisë në krahasim me shtetet e tjera është sepse ne kemi edhe turizëm malor edhe bregdetar dhe mbi të gjitha vlen të theksohet se bukuria natyrore e Shqipërisë dhe pjesa e virgjër e saj në veriun e Shqipërisë madje dhe në jug, në bregdet. Kjo mendoj se është pika e fortë me të cilën ne mund të tërheqim turistët kinezë, ndërsa përsa i përket investitorëve të huaj dhe kryesisht atyre kinezë mendoj që janë disa plane dhe është në diskutim e sipër bashkëpunimi ndërqeveritar për të tërhequr investitorët kinezë të investojnë në fushën e minierave apo në atë energjitike në Shqipëri.

Mendoj se kjo është akoma në fazën e diskutimeve dhe unë nuk dua të hyj në detaje të mëtejshme, dhe ka pasur disa kompani kineze të interesuara për tregun shqiptar.

Si përgjegjësi i pavijonit, a keni ndonjë synim të përgjithshëm për EXPO 2010 në Shangai?

K: Si plan afatshkurtër është promovimi i Shqipërisë që pjesërisht e kemi realizuar dhe do bëjmë disa ndryshime të tjera promocionale si pinet apo flamurët e vegjël, bluzat, kapelet, çadrat shqiptare, materialet promovuese për turizmin, duke u mbështetur nga subjektet vendase pra, konkretisht unë kam një kërkesë nga një kompani kineze, e cila operon këtu për të tërhequr turistë kinezë dhe kjo bëhet fjalë për këtë verë dhe jemi në diskutim e sipër se si mund ta realizojmë këtë gjë.

Unë mendoj që këto janë planet afatshkurtra dhe më konkrete përsa i përket aspektit kulturor. Kam vënë re se turistët kinezë janë të interesuar për filmat shqiptar të viteve 60-70, dhe për muzikën shqiptare. Kështu që edhe ky është një plan afatshkurtër të cilin unë po mundohem të bëj diçka.

 

LINKS:

Intervista eksklusive nga drejtori i Pavijonit Shqiptar, Kleves Alimerko
Nga eksperienca ime në Shanghai: Erion Domi
Biznesmeni Eduart Molla për Kinën dhe Ekspozitën e Shangait
Dita e Pavijonit të Shqipërisë, e para në Expo
E gjithë bota në një qytet
Një udhëtim i paharrueshëm – EXPO 2010
"Rritu me ne" – Pavijoni i Shqipërisë në Ekspon e Shangait
"Ekspozita, marketingu më i mirë për Shqipërinë"
Ekspo ma bën jetën më të bukur

 



1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China