A mund të na tregosh gjendjen e funksioninimit të pavijonit shqiptar gjatë 2 muajve të fundit?
Kleves Alimerko, drejtori i përgjithshëm i pavijonit shqiptar në EXPO 2010 që po zhvillohet në qytetin Shangai të Kinës Lindore.
Më poshtë, është pjesa e parë e intervistës eksklusive të dhënë nga Klevesi, i cili në këtë pjesë na ka treguar gjendjen e fundit të pavijonit, duke treguar krenarinë e veçantë për pjesëmarrje në këtë veprimtari të madhe në emër të Shqipërisë.
Si është efekti i punëve që keni bërë për të tërhequr më shumë vëmendje nga vizitorët?
Atëherë, të krijojmë një dyqan apo souvenir me filma apo muzikë apo CD shqiptare që mund t'i shesim dhe me këto të ardhura të bëjmë një promovim me materiale shqiptare apo me CD.
Kjo mund të fillojë brenda një jave apo 10 ditëve, unë po pres konfirmimin nga komisioneri i përgjithshëm dhe mendoj se mund ta realizoj dicka të tillë.
Këto suvenire janë falas apo me çmim?
Ato do kenë një cmim simbolik dhe pjesa tjetër që do fitohet nga këto të ardhura do t'u jepet turistëve kinezë në formën e materialeve apo broshurave sepse ne nuk kemi vetfinancim, na duhet edhe një farë aktiviteti tregtar
Po financimi për nisjen e këtij biznesi do të gjeni këtu në Kinë apo nga Shqipëria?
Këtë do ta bëjmë neve, unë mendoj që një pjesë t'i sjellim nga Shqipëria dhe një pjesë t'i bëjmë këtu, ndoshta bluzat apo këto që prodhohen më shpejt t'i marrin këtu dhe prandaj po pres përgjigjen e komisionerit të përgjithshëm
Po çmimet, sa mund të jetë për një bluzë o një CD?
Cmimi do jetë 10 juanë për një pin, është një cmim që është për t'u diskutuar. Unë do filloj t'i testoj produktet javë pas jave dhe do shikoj si do eci dhe mbi të gjitha, plani është që për të joshur vizitorët kinezë, pra është ideja qe t'u ofrojmë atyre mundësinë të shohin kanale shqiptare që transmetojnë filma dhe muzikë shqiptare, për atë kemi këtu një sportel të vecantë në katin e parë ku të jepen këto kanale dhe është një kartë ku ata mund ta blejnë e të shohim këto kanale, por kjo gjithmonë siç e thashë dhe me parë është një plan afatshkurtër që unë do ju kthej një përgjigje kur ta hap dhe do t'ju bëj një raport të detajuar në lidhje me këtë.