PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Intervista eksklusive nga drejtori i Pavijonit Shqiptar, Kleves Alimerko
2010-08-05 17:41:21 cri komenti juaj Printoni

 

Gazetar i CRI-së(G)- Nëse do të bësh një raport të përgjithshëm për gjendjen e pavijonit shqiptar gjatë muajve të kaluar me vetëm një fjali, cila do të jetë ajo?

Kleves Alimerko(KV)- Mendoj që pjesëmarrja e Shqipërisë në "EXPO Shangai 2010" ka qenë një sukses i veçantë.

G - Si kryetar i pavijonit shqiptar, si mendoni për punët e organizimit dhe përkrahjet nga pala organizatore?

KV - Atëherë të kishim ditën e parë kombëtare, pra të organizonim çdo gjë vetë pa parë si e bëjnë të tjerët, për ne ishte një sfidë e veçantë dhe këtë mundësi na e ka dhënë pala kineze apo EXPO Byroja.

Unë kam ardhur këtu në fillim të prillit dhe jam marrë personalisht me procedurat e hapjes apo të regjistrimit së pavijonit shqiptar dhe mbështetja që ata na kanë dhënë ka qenë tepër e madhe, duke filluar që nga EXPO Byroja me departamentin e protokollit ose me departamentin e performancës me sportelet e ndryshme që nga regjistrimi i financës dhe i bankës, pra mbështetja e tyre na ka ndihmuar edhe jashtë rregullave në një farë mënyre duke na i përshpejtuar gjërat. Suporti që kemi pasur nga godina e bardhë apo zona C ka qenë gjithmonë në kohën e duhur dhe tepër i veçantë, kemi pasur një kontakt të veçantë me ta dhe përsëri edhe gjatë këtyre muajve ata kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të na ndihmuar në çdo moment. Mendoj që është një gjë shumë e veçantë sepse ndihet përkrahja në çdo moment.

G -A mund të na tregosh ndonjë ndihmë të hollësishme konkrete që ke marrë nga pala organizatore?

KV - Një ndihmë konkrete ka qenë që nga ndihma e protokollit. Ndihma e parë ka qenë kontakti që kemi pasur me to. Duke qenë se gazetarët që vinin këtu duhet të bënin regjistrimin më parë, apo grupi i performuesve apo Ansambli Kombëtar, atyre u duhej një raport i detajuar dhe ndihma që na kanë dhënë ata ka qenë se e kanë pranuar grupin e Ansamblit Kombëtar në një kohë rekord, pra koha ishte shumë e shkurtër pasi duheshin disa ditë për procedurat, ata e realizuan këtë në një kohë shumë të shkurtër, ndërkohë që ishin procedura në lidhje me regjistrimin, duheshin 15 ditë pune për të regjistruar shtetin pra pavijonin shqiptar. Sporteli apo departamenti i financës na kanë ndihmuar për disbursimin e fondit, e ndihmës që na ka dhënë pala kineze po ashtu edhe banka në lidhje me transfertat. Nuk mund t'i përmend të gjithë, por secili prej tyre na ka dhënë një ndihmesë të veçantë.

1 2 3 4 5 6 7
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China