PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Intervista eksklusive nga drejtori i Pavijonit Shqiptar, Kleves Alimerko
2010-08-05 17:41:21 cri komenti juaj Printoni

Ne kemi degjuar që në pavijone të tjera, vizitorët mund të marrin dhuratë falas. Por këtu ndër suvenierët në pavijonin shqiptar, cilat do të jenë falas?

Patjetër, edhe njëherë duke qenë se jemi në fazën e planifikimit, mendoj që një pjesë e produkteve të kenë një farë cmimi dhe të ardhurat që fitojmë nga këto të jepen falas për turistët kinezë apo dhe nga ata të huaj.

Për këtë s'kam një përgjigje konkrete, pra nga njëra anë ne do kemi nje aktivitet tregtar dhe nga ana tjetër me këto të ardhura ne do mundohemi të bëjmë promovimin e Shqipërisë.

A kanë ardhur këtu vizitorët e huaj, përveç kinezëve?

Atëherë, vlen të theksohet se amerikanët janë vizitorët e huaj që mbajnë vendin e parë, ndërkohë ka dhe nga Australia që zënë një vend të konsiderueshëm nga vizitorët e huaj dhe pjesën tjetër e zënë evropianët. Ka pasur edhe shqiptarë e për neve është një kënaqësi e vecantë kur shohim shqiptarë jo vetëm që banojnë në Shangai por edhe nga ata nga Maqedonia etj.

Apo qe kane qenë në emigrim jashtë e vijnë këtu, kështu që mendoj se kemi arritur të tërheqim një numër të konsiderueshëm vizitoësh të huaj dhe vecanërisht shqiptarë.

Si mendojnë ata për organizimin e pavijonit shqiptar?

Atyre u ka lënë një mbresë të vecantë, kanë lënë sugjerimet e tyre pjesë e të cilave neve i kemi në konsideratë, prandaj duam të bëjmë këto ndryshime dhe kanë shprehur kënaqësinë që t'ua transmetojmë edhe kolegëve apo miqve të tyre.

1 2 3 4 5 6 7
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China