PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Intervista eksklusive nga drejtori i Pavijonit Shqiptar, Kleves Alimerko
2010-08-05 17:41:21 cri komenti juaj Printoni

G -Këtu në parkun e EXPO-s, shumë pavijone janë financuar nga shtetet e veta. Atëherë, a mund të kuptojmë që pavijoni shqiptar është financuar kryesisht nga pala organizatore?

KV - Vlen të theksohet se pala organizatore ka dhënë një suport shumë të rëndësishëm, ana financiare e cila ishte më e rëndësishmja. Unë thjesht doja t'ju bëja një përshkrim të Europian Joint Pavillion që e quajmë neve këtu. E gjithë ndërtesa që juve shikoni këtu është ndërtuar nga pala organizatore dhe mirëmbajtja e ndërtesës gjithashtu nga ana e jashtme apo sistemi i ftohjes mirëmbahet përsëri nga organizatori.

Ndërkohë organizatori përveç kësaj, shteteve të vogla apo atyre në nevojë u ka dhënë dhe një suport financiar për të ndërtuar pavijonin nga brenda për dizenjimin e tij dhe për punën operacionale që e quajmë neve për 6-mujor. Përveç kësaj ka dhënë edhe një suport financiar për pjesëmarrësit që quhen pala shqiptare, unë kolegët e mi apo komisioni i përgjithshëm, çdo gjë që ka të bëjë me organizimin e performancës ditore apo javore. Unë mendoj që ndihma apo suporti që i ka dhënë pala kineze është tepër i veçantë dhe i mjaftueshëm për një vend të vogël si Shqipëria dhe ishte arsyeja kryesore që na shtyu të vinim këtu pa e menduar dy herë.

 


1 2 3 4 5 6 7
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China