Kina po i bën thirrje Iranit për rifillimin e bisedimeve 6-palëshe mbi çështjen bërthamore.
Në të njëjtën kohë, pala kineze dëshiron që Irani të thellojë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Ma Zhaoxu bëri komente pas vizitës dyditore në Teheran.
Pala iraniane ka bërë të ditur se është e gatshme për bisedime serioze.
Zyrtarët iranianë thanë se po përgatiten për t'i dhënë një përgjigje thirrjes së shefes përPolitikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton për bisedimet bërthamore.
Bisedimet 6-palëshe, ku përfshihet Kina dhe anëtarë të tjerë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, plus Gjermania, janë të projektuara për të lehtësuar tensionet mbi çështjen bërthamore të Iranit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Liu Weimin.
"Kina ripërsërit se shpreson që Irani të rifillojë bisedimet 6-palëshe, të forcojë bashkëpunimin me
Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe që çështja bërthamore e Iranit të zgjidhet nëpërmjet rrugëve të dialogut dhe bisedimeve."
Shtytja e re diplomatike vjen pas javësh tensioni mbi programet bërthamore të Iranit, që kanë cuar në embargo të naftës iraniane dhe kërcënime për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit. (Albana)
LINK:
SHBA dhe Turqia të gatshme për bisedime me Iranin
Kina kërkon rifillimin e bisedimeve bërthamore me Iranin
Kina, vullnet për nxitjen e bisedimeve 6-palëshe mbi problemin iranian
Irani flet për përparime të rëndësishme bërthamore
Ndihmësministri i Jashtëm i Kinës viziton Iranin
Irani gati të ndalojë furnizimin e disa vendeve të BE-së me naftë
Obama firmos bllokimin e aseteve iraniane
Irani:Ndëshkim vendeve që kërcënojnë me luftë
Obama: Izraeli nuk ka vendosur ta godasë Iranin
Irani do të ndërpresë furnizimin me naftë ndaj disa vendeve të BE-së
Khamenei: Goditja ushtarake do ta dëmtojë SHBA-në
Irani shpreson rifillimin e shpejtë të bisedimeve bërthamore