Parlamenti iranian ka gati projektligjin për "ndalimit e eksportit të naftës". Irani i konsideroi sanksionet ekonomike të Be-së dhe SHBA-së si "veprime armiqësore".
Të martën mediat vendore njoftuan se parlamenti është gati të miratojë projektligjin që i kërkon qeverisë të ndalojë eksportin e naftës bruto për disa vende anëtare të BE-së.
Ashpërsimi i sanksioneve nuk është një gjë e re për Iranin. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Ramin Mehmanparast, tha se gjatë 30 vjetëve të kaluara vendet perëndimore kanë bërë gjithmonë kështu. "Këto veprime tregojnë se Perëndimi e sidomos SHBA-ja nuk e njohin popullin iranian," shtoi Mehmanparast.
Po atë ditë shefi i zyrës së liderit suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei, Mohamad Mohamadi-Golpayegani tha se Irani nuk kërkon luftë me çdo vend, por kërkon të mbrojë sovranin e shtetit. (U Sen/Leftion Peristeri)
LINK:
Irani gati të ndalojë furnizimin e disa vendeve të BE-së me naftë
Irani: Sanksionet e ShBA-së nuk do të kenë ndikim të madh
Obama firmos bllokimin e aseteve iraniane
Irani:Ndëshkim vendeve që kërcënojnë me luftë
Obama: Izraeli nuk ka vendosur ta godasë Iranin
Irani do të ndërpresë furnizimin me naftë ndaj disa vendeve të BE-së
Irani shpreson rifillimin e shpejtë të bisedimeve bërthamore
Përparime për programin bërthamor të Iranit
BE: Çështja bërthamore e Iranit, zgjidhje nëpërmjet metodave diplomatike
Iran, zv.presidenti rithekson qëndrimin mbi energjinë bërthamore
Salehi: "I përgjigjemi çdo shqetësimi të Agjencisë Ndërkombëtare Atomike"
Iran: Ministri i naftës thotë "do të ndalojmë" eksportin në BE