Tuesday  Apr 22th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Irani: Sanksionet e ShBA-së nuk do të kenë ndikim të madh
2012-02-08 14:43:08 cri komenti juaj Printoni
Qeveria e Iranit po përpiqet ta minimizojë peshën që mund të kenë sanksionet e reja amerikane ndaj këtij vendi, duke thënë se vënia në shënjestër e bankës qendrore iraniane nuk do të ketë efekt të ndjeshëm.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Mehmanparast Ramin thotë:

"Kjo lëvizje po kryhet në atmosferën e një lufte psikologjike. Shumë prej këtyre veprimeve nuk mund të kenë ndikim në ecurinë e bashkëpunimit tonë me vende të ndryshme."

Ai vëren gjithashtu se Irani nuk ka ndonjë marrëveshje financiare me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Barak Obama ka urdhëruar një ngrirje të të gjitha pasurive iraniane nën juridiksionin e ShBA-së, përfshirë edhe ato të bankës qendrore të Iranit. Ky veprim kryhet në kohën kur tensionet lidhur me programin bërthamor të këtij vendi vazhdojnë të shtohen. (Artani)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China