Më 5 shkurt presidenti amerikan Barak Obama shprehu mendimin që Izraeli ende nuk marrë vendimin ta godasë Iranin për ta ndaluar atë të zotërojë armë bërthamore dhe se tani një zgjidhje diplomatike është ende e mundshme.
Këto kreu i Shtëpisë së Bardhë i tha në një intervistë televizive për NBC-në. Ai theksoi se, megjithëse nuk përjashtohet asnjë opsion tjetër, objektivi i SHBA-së lidhur me problemin bërthamor të Iranit vijon të jetë zgjidhja e këtij problemi në rrugë diplomatike. SHBA-ja dhe Izraeli do të bashkëpunojnë ngushtë për të ndaluar programin bërthamor të Iranit, gjë që do të shkaktonte një garë ushtarake bërthamore në Lindjen e Mesme.
Lidhur me atë nëse Irani do të ndërmerrte një sulm hakmarrës ndaj SHBA-së, Obama u shpreh se vendi i tij nuk ka parë asnjë shenjë që Irani ka synimin a aftësinë për një veprim të tillë.(Jiang Lei/Artani)
LINK:
Irani:Ndëshkim vendeve që kërcënojnë me luftë
Obama: Izraeli nuk ka vendosur ta godasë Iranin
Irani do të ndërpresë furnizimin me naftë ndaj disa vendeve të BE-së
Khamenei: Goditja ushtarake do ta dëmtojë SHBA-në
Irani shpreson rifillimin e shpejtë të bisedimeve bërthamore
Përparime për programin bërthamor të Iranit