Khamenei shtoi se nën sfondin e sanksioneve nga Perëndimi, forcat ushtarake dhe teknologjia e pasurimit të uraniumit të Iranit vazhdojnë të kenë progres. Ai shkoi më tej me kërcënimet kundër Izraelit. "Irani do të ndihmojë çdo vend apo organizatë që shpreson të luftojë me Izraelin," deklaroi Khamenei.
Po të premten, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Mark Toner, u shpreh se SHBA-ja është e bindur se ekziston ende koha dhe hapësira për zgjidhjen e problemit bërthamor të Iranit në mënyrë diplomatike. (Fani/Leftion Peristeri)