Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan Barak Obama firmosi të hënën urdhërin për ngrirjen e të gjitha aseteve të institucioneve iraniane brenda territorit amerikan, duke përfshirë edhe ato të Bankës Qendrore të Iranit.
Sanksionet e reja, për ngrirjen e aseteve do të hynë në fuqi në 12:01, sipas kohës lokale lindore amerikane të datës 6 shkurt.
Ndërkohë, mediat në Teheran njoftuan se të hënën përfundoi manovra ushtarake e Gardës Islamike Revolucionare. Sipas kësaj të fundit, gjatë manovrës, trupat iraniane kanë praktikuar taktika të ndryshme, si sulme të befasishme, mbrojtje ajrore, sulme në errësirë, duke goditur edhe "armiqtë" e armatosur dhe me mjete të motorizuara. (Jiang Lei)