Kina po angazhohet drejtpërdrejt për të zgjidhur në rrugë paqësore konfliktin mes Iranit dhe Perëndimit për programin bërthamor. Ndihmësi i ministrit të Jashtëm të Kinës, Ma Zhaoxu, do të vizitojë Iranin për të diskutuar lidhur me programin bërthamor.
Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi se ndihmësministri Ma Zhaoxu, do të vizitojë Iranin me ftesën e zotit Ali Bageri, sekretari i Këshillit Suprem Kombëtar të Sigurimit.
"Kina përkrah gjithmonë dialogun dhe bashkëpunimin,, është e vetmja rrugë për të zgjedhur mosmarrëveshjet rreth programit bërthamor," theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Liu Weimin. Sipas tij për momentin detyra më e rëndësishme është rinisja e bisedimeve 6-palëshe. Ndërkohë Kina i bëri thirrje Iranit të forcojë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)
LINK:
Ndihmësministri i Jashtëm i Kinës viziton Iranin
Irani gati të ndalojë furnizimin e disa vendeve të BE-së me naftë
Irani: Sanksionet e ShBA-së nuk do të kenë ndikim të madh
Obama firmos bllokimin e aseteve iraniane
Irani:Ndëshkim vendeve që kërcënojnë me luftë
Obama: Izraeli nuk ka vendosur ta godasë Iranin
Khamenei: Goditja ushtarake do ta dëmtojë SHBA-në
Irani shpreson rifillimin e shpejtë të bisedimeve bërthamore
Përparime për programin bërthamor të Iranit
BE: Çështja bërthamore e Iranit, zgjidhje nëpërmjet metodave diplomatike
Iran, zv.presidenti rithekson qëndrimin mbi energjinë bërthamore
Salehi: "I përgjigjemi çdo shqetësimi të Agjencisë Ndërkombëtare Atomike"