Në ceremoninë përkujtimore të revolucionit islamik të Iranit, presidenti Mahmud Ahmadinexhad u shpreh se brenda disa ditësh, tërë bota do të shohë përparimet e rëndësishme bërthamore të këtij vendi.
Ai shtoi se Irani është i gatshëm për të zhvilluar bisedime me ndërkombëtarët, por tha se palët duhet të jenë në pozita të barabarta dhe të ekzistojë respekti reciprok.
Sipas Ahmadinexhad, nëse vendet perëndimore ushtrojnë presion dhe nuk e respektojnë Iranin, ky shtet nuk do të heqë dorë kurrë nga të drejtat bërthamore.
Ndërkohë, ministri i jashtëm iranian Ataollah Salehi njoftoi se Irani është gati për të përballuar çdo situatë të mundshme. Ai ritheksoi ndërkohë rëndësinë e krijimit të besimit të ndërsjelltë midis Iranit dhe vendeve perëndimore. (Çan Yean/ Ardi Pulaj)