Ma Zhaoxu theksoi se qëllimi i vizitës së tij është shkëmbimi i hapur i mendimeve lidhur me çështjen bërthamore të Iranit. Në rrethanat e tanishme Kina dëshiron që palët e ndryshme të vazhdojnë kontaktet dhe është e gatshme që të nxitë rinisjen e bisedimeve 6-palëshe dhe bashkëpunimin ndërmjet Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, me qëllim që problemi i Iranit të ecë në rrugën e dialogut mes të gjitha palëve të interesuara.
Pala iraniane shprehu nga ana e saj vullnetin për të punuar me vendet përkatëse pjesëmarrëse në bisedimet 6-palëshe dhe për forcimin e bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Me ftesën e z. Bagheri, Ma Zhaoxu u arriti në mëngjesin e së dielës në kryeqytetin e Iranit Teheran për një vizitë dyditore. (Wang Xianya/Artani)