Akordimi i ndihmës financiare Greqisë prej 130 miliardë Euro, pas miratimit nga ministrat e Financave të Eurozonës të martën, nuk ka zbehur frikën e shkeljes së kontratave nga Athina. Sipas Liu Mingli, studiues për Europën i Institutit kinez të Marrëdhënieve Bashkëkohore Ndërkombëtare, ekziston mundësia që Greqia të shkelë marrëveshjet me borxhmbajtësit.
Duke analizuar ndihmën e dytë financiare për Greqinë, Liu Mingli, thotë se pas marrjes së kredisë, qeveria greke mund të shmangë shlyerjen e borxhit të saj, me afat maturimi muajin mars.
"Nëse kredia e dytë nuk do të ishte miratuar, Greqia do të përballej me falimentimin dhe do të shkelte marrëveshjet, e për rrjedhojë do të shtohej rreziku financiar në Europë. Prandaj mund të themi se arritja e marrëveshjes midis ministrave të Financave të Eurozonës, është në favor të stabilitetit të tregut financiar."
Por studiuesi Liu Mingli, ndalet edhe tek recensioni i vazhdueshëm 4-vjeçar i Greqisë dhe kundërshtimet popullore për politikat e shkurtimit dhe reformat strukturore.
"Ekziston 100 për qind mundësia e shkeljes së marrëveshjeve nga Greqia pasi borxhi i është 160 për qind i GDP-së. Problemi se si Greqia mund të shkelë kontratat. Nëse arrihet një marrëveshje me borxhmbajtësit dhe vendos të mos shlyejë borxhin, efektet në treg pritet të shkarkojnë tronditje relativisht të vogël, por nëse ndodh e kundërta, që Greqia të shpallë mos shlyerjen e njëanshme të borxhit, tregu do të pësojë një lëkundje më të madhe."
Më herët, zyrtarë të BE-së deklaruan se ekonomia greke zë më pak se 3 për qind të volumit të përgjithshëm të ekonomisë së Europës, ndaj ka një ndikim direkt të kufizuar mbi BE-në. Por ajo që shqetëson zyrtarët e BE-së është një reaksion zinxhir i shkeljes së kontratave.
"Kriza do të përhapet shpejt edhe në vende të tjera, për shembull në Spanjë dhe Portugali. Nga ana tjetër kriza mund do të prekë sektorin bankar, sepse shumë banka europiane japin kredi për Greqinë, këto banka do të përballen me asete të papërdorshme dhe shumë prej tyre nuk janë në gjendje të mirë. Me një falë, nëse ndodh shkelja e kontratave, rezultati do të jetë paimagjinueshëm." (Wang Xianya/Leftion Peristeri)
LINK:
Studiuesi kinez: "Kriza e borxheve në Greqi nuk ka mbaruar"
Ndihma e re për Greqinë pritet të miratohet
Protestuesit përleshen sërish me policinë greke
Ministrat grekë flasin për ndihmën
Presidenti grek ofron rrogën vjetore për të shpëtuar Greqinë
Anulohet takimi i ministrave të financave të Eurozonës për ndihmën greke
Kriza greke: Brukseli përshëndet votimin e shkurtimeve
Greqi: Miratohet marrëveshja e shpëtimit, dhjetëra mijë protestues kundër