PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kriza greke: Brukseli përshëndet votimin e shkurtimeve
2012-02-14 14:17:07 cri komenti juaj Printoni

Liderët e BE-së dhe tregjet ndërkombëtare mirëpritën vendimin e qeverisë greke për të thelluar shpenzimet buxhetore.

Komisioneri i BE-së për Çështjet Ekonomike me Monetare

Olli Rehn:

"Vota e djeshme në parlamentin grek është një hap vendimtar për përvetësimin e programit të dytë. Unë besoj se edhe kushtet e tjera, përfshirë masat konkrete për kursimin e 325 milionë eurove. Programi për paketën e shpëtimit do të diskutohet në mbledhja e ardhshme e Eurogroup-it cila më pas do të vendosë për miratimin e programit."

Ndërkohë, anëtari i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Europiane, Ewald Nowotny, kujtoi se tregjet botërore duhet të ndërmarrin hapa të mëtejshëm përpara se Greqisë fondet t'i jepen fondet.

Votimi në parlamentin helen ka provokuar protesta të dhunshme.

Disa ndërtesave iu vu zjarri në Athinë dhe policia u detyrua të përdorte gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Pas votimit, qeveria helene njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme në muajin prill.

Greqia po përpiqet të sigurojë 130 miliardë euro nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për të parandaluar mos pagimin në kohë të borxheve. Fondet e shpëtimit janë të nevojshme nga 20 marsi.

Masat shtrënguese u vunë si kusht paraprak nga Bashkimi Europian për dhënien e fondit të shpëtimit.

Tani Athinës i mbeten edhe dy ditë kohë për të përmbushur kërkesat e unionit: detajimin se si do të kursehen 325 milionë euro dhe konfirmimin me shkrim se masat shtrënguese do të zbatohen pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të prillit.

Ministrat e Financave të BE-së do ta diskutojnë paketën e shpëtimit të mërkurën. (Leftion Peristeri)

 

LINK:
Kriza greke: Brukseli përshëndet votimin e shkurtimeve
Greqi: Miratohet marrëveshja e shpëtimit, dhjetëra mijë protestues kundër
Ministrat e Eurozonës: "Plani grek i shkurtimeve nuk është gati"
Shpëtimi i Greqisë, koalicioni nuk arrin ujdi për masat antikrizë
Barroso: Greqia i duhet Eurozonës
Greqia hapi ankandin për shitjen e bonove shtetërore

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China