PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ministrat e Eurozonës: "Plani grek i shkurtimeve nuk është gati"
2012-02-10 19:06:55 cri komenti juaj Printoni

Ministrat e Financave të Eurozonës janë duke hedhur dyshime rreth planit të ri grek të shkurtimeve.

Ata duhet të mblidhen në Bruksel për të vendosur nëse do t'i japin apo jo Greqisë këstin e radhës nga fondi i shpëtimit prej 130 miliardë euro.

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schaeuble, thotë se plani grek "nuk përputhet me kushtet për dhënien e ndihmës financiare".

Kreu i Eurogroup-it Jean-Claude Juncker, tha se vendimi përfundimtar nuk varet nga mbledhja e Brukselit.

"Unë nuk kam arsye të besoj se do të ketë një marrëveshje përfundimtare këtë mbrëmje, ne kemi për të diskutuar disa elementë të propozimeve që do të na dorëzohen."

Më në fund qeveria greke arriti një marrëveshje pasi ditësh negociatash ndërmjet partive të koalicionit të brishtë.

"Ne kemi arritur një marrëveshje me partitë dhe trojkën cila ishte e vështirë për t'u negociuar."

Vetëm disa detaje të planit janë bërë publike, por Bashkimi i Sindikatave ka thirrur një grevë të përgjithshme 48-orëshe.

Përfaqësuesi i Bashkimit të Sindikatave, Grigoris Kalomiris.

"Ne po rezistojmë. Ne po kundërshtojmë këto politika. Masat për të cilat është rënë dakord dhe që ata janë të vendosur t'i votojnë ditët në vijim, shkatërrojnë të drejtat e fituara në dekadat e kaluara."

Greqia është në përpjekje për të negociuar borxhin me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, pasi huadhënësit kanë insistuar për masa më të thella shtrënguese në këmbim të kredive.

Plani i rënë dakord nga qeveria greke përfshin shkurtimin e 15 mijë vende pune në sektorin publik, liberalizimin e ligjit të punës, uljen me 22% të pagës minimale dhe negocimin e shlyerjes së borxhit me bankat.

Deri tani papunësia në Greqi regjistrohet në mbi 20%. (Leftion Peristeri)

 

LINK:

Ministrat e Eurozonës: "Plani grek i shkurtimeve nuk është gati"
Shpëtimi i Greqisë, koalicioni nuk arrin ujdi për masat antikrizë
Barroso: Greqia i duhet Eurozonës
Greqia hapi ankandin për shitjen e bonove shtetërore
Zëra për daljen e Greqisë nga Eurozona
Greqia filloi grevën e përgjithshme 24-orëshe
Rehn bën thirrje për më shumë fonde publike për shpëtimin e Greqisë
BE-ja refuzon ofertën e borxhmbajtësve privatë për Greqinë
The Economist: Shqiptarët në veriun e Greqisë rikthehen në atdhe

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China