PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Barroso: Greqia i duhet Eurozonës
2012-02-08 20:11:22 cri komenti juaj Printoni

Kryetari i Komisionit të BE-së Hose Manuel Barroso u shpreh se Greqia duhet të qëndrojë brenda Eurozonës, çka përbën rëndësi të madhe për të ardhmen e euros dhe Europës.

Zoti Barroso supozoi se nëse Greqia do të shkelë marrëveshjen ose do të dalë nga eurozona, kostot për BE-në dhe Eurozonën

do të jenë të mëdha sesa ndihma për Greqinë.

Negociatat ndërmjet Greqisë, BE-së, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Europiane, ka hyrë në një çast të rëndësishëm. Në qoftë se Greqia nuk arrin një marrëveshje me kredituesit e saj, qeveria greke mund të mos shlyejë dot borxhin e saj prej 14.5 miliardë euro me afat deri më 20 mars 2012. Që të mos shkelë afatin, Greqia duhet të arrijë sa më shpejt një marrëveshje për këstin e dytë të fondit të shpëtimit prej 130 miliardë euro.

Financuesit ndërkombëtarë po u kërkojnë me këmbëngulje të gjitha partive politike greke, që pavarësisht e cila prej tyre do të fitojë zgjedhjet, duhet të reduktojë deficitin financiar nëpërmjet politikave të shkurtimit dhe reformave strukturore, të cilat konsiderohen të "dhembshme".

Por me afrimin e zgjedhjeve që do të mbahen në prill dhe protestat e vazhdueshme, tre partitë e qeverisë së koalicionit janë "ngurruese" për thellimin e shkurtimeve. Ndaj ato po i zgjasin negociatat pa arritur në një përfundim. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China