PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zëra për daljen e Greqisë nga Eurozona
2012-02-08 14:48:58 cri komenti juaj Printoni
Zëra për daljen e Greqisë nga Eurozona

Presioni po shtohet mbi qeverinë e bashkimit kombëtar në Greqi për të miratuar reformat e vështira, të kërkuara nga mbështetësit e financave greke ,teksa vendi vazhdon të jetë i prekur nga kriza ekonomike.

Udhëheqësit e partive politike në Athinë i kanë lënë sërish mënjanë përpjekjet për të miratuar kushtet për mbështetjen financiare të rradhës. Vonesat vijnë pasi në Europë po shtohen zërat për daljen e mundshme të Greqisë nga Eurozona.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, është njëri nga zyrtarët e lartë europianë që po flet hapur për daljen e Greqisë nga Eurozona, duke argumentuar se do të jetë më pak e rrezikshme që një gjë e tillë të ndodhë tani, se sa mund të ishte në 2010, kur në vend nisi kriza e borxheve.

Por pavarësisht qëndrimeve të kryeministrit hollandez, homologia e tij gjermane Angela Merkel mendon ndryshe dhe thotë se mbështet Greqinë.

"Euro nuk është thjesht një projekt ekonomik. Ajo është edhe një projekt politik. Unë nuk do të përfshihem në përpjekjet për të detyruar Greqinë të dalë nga Eurozona. Kjo do të kishte pasoja të paparashikueshme", tha kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Në 2012, ekonomia greke pritet që të përballet për të pestin vit me rradhë me pasojat e recesioni. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China