PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-ja refuzon ofertën e borxhmbajtësve privatë për Greqinë
2012-01-24 19:35:15 cri komenti juaj Printoni

Ministrat e Financave të BE-së deklaruan se ekonomia greke po ecën nëpër një rrugë të gabuar dhe se nuk ka asnjë marrëveshje për të ristrukturuar borxhin e vendit.

Bashkimi Europian i sugjeroi Greqisë të shpejtojë me reformat strukturore nëse kërkon që niveli i borxhit të jetë sërish i qëndrueshëm.

Jean-Claude Juncker, është kryetari i Eurogroup-it.

"Ne i bëjmë thirrje qeverisë greke dhe trojkës të pranojnë sa më shpejt që të jetë e mundur parametrat kryesorë të një programi ambicioz rregullimi. Më lejoni ta bëj të qartë - nuk pati absolutisht asnjë divergjencë për këtë çështje rreth tryezës - për të gjithë ne e ardhmja e Greqisë është e qartë brenda Eurozonës."

Ministrat e Eurozonës refuzuan gjithashtu ofertën e bërë nga një borxhmbajtës privat për të ndihmuar ristrukturimin e borxhit grek, duke e quajtur atë "të pamjaftueshëm".

Ministrat deklaruan se nuk mund të pranojnë kërkesën e borxhmbajtësit për një kupon të ri prej 4 për qind, për bonot afatgjata që priten të lëshohen në qarkullim, në këmbim të bonove ekzistuese greke.

Qeveria helene ndërkohë thotë se nuk është përgatitur të paguajë një kupon prej më shumë se 3.5 për qind. Në fakt edhe ministrat e Financave të Eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e mbështetën respektivisht qëndrimin e qeverisë greke.

Qëllimi i ristrukturimit është ulja e borxhit grek me rreth 100 miliardë euro, duke e shkurtuar nga 160 për qind të PBB-së në 120 për qind në vitin 2020, një nivel që zyrtarët e BE-së dhe FMN-së mendojnë se do të jetë më i menaxhueshëm për rritjen e paktë të ekonomisë greke. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China