PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rehn bën thirrje për më shumë fonde publike për shpëtimin e Greqisë
2012-01-27 22:17:45 cri komenti juaj Printoni

Komisioneri i BE-së për Çështjet Ekonomike dhe Monetare Olli Rehn e bëri këtë koment gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

"Ne jemi të përgatitur për një paketë e cila do t'i hapë rrugën një zgjidhjeje të qëndrueshme për Greqinë, dhe në këtë paketë, po, në bazë të analizës së rishikuar të qëndrueshmërisë së borxhit, ka të ngjarë të jetë e nevojshme rritja e financimeve nga sektori publik, por asgjë dramatike në këtë rast. "

Është hera e parë që një zyrtar i lartë i BE-së artikulon se më shumë para publike se sa fondi i parë i planifikuar prej 130 miliardë eurosh do të jenë të nevojshme për një paketë të dytë ndihme për Greqinë.

Gjermania dhe Franca deri më tani kanë caktuar gjatë muajit tetor shifrën 130 miliardë euro, si një kufi që nuk duhet të kalohet.

Ndërkohë, kryeministri grek Lucas Papademos ka rifilluar bisedimet me bankat private që të përpiqen të sigurojnë një marrëveshje për pakësimin e borxheve. (Wang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China