PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Greqi: Miratohet marrëveshja e shpëtimit, dhjetëra mijë protestues kundër
2012-02-13 12:05:04 cri komenti juaj Printoni
Më 13 shkurt herët në mëngjes parlamenti grek miratoi me dy të tretat e votave marrëveshjen për dhënien e kredive të fazës së dytë, për të cilën ishte rënë në një mendje me BE-në dhe FMN-në. Në këtë mënyrë krijohen kushtet që Greqia të marrë kredi të re dhe të shmangë mospagimin e borxhit.

Sipas marrëveshjes, BE-ja dhe FMN-ja do t'i ofrojnë Greqisë një kredi ndihme me vlerë 130 miliardë euro, ndërsa qeveria greke do të zbatojë masa shtrënguese, duke përfshirë uljen me 22 % të pagës minimale në sektorin privat, pakësimin me 3.2 miliardë euro të shpenzimeve qeveritare dhe shkurtimin e 15 mijë nëpunësve shtetërorë.

Më 12 shkurt në mbrëmje me dhjetëra mijë grekë u mblodhën në Sheshin e Kushtetutës në qendër të Athinës për të kundërshtuar këtë marrëveshje. Protestuesit u përleshën me policinë dhe, si rrjedhojë, pati me dhjetëra të plagosur, ndërsa shumë ndërtesave iu vu zjarri. (U Sen/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China