PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Protestuesit përleshen sërish me policinë greke
2012-02-20 15:33:08 cri komenti juaj Printoni

Protestuesit u përleshen sërish me policinë greke në qendër të Athinës gjatë demonstratave kundër planit të ri qeveritar të shkurtimeve.

Një bombë artizanale u hodh drejt kordonit policor dhe u njoftua për të paktën një të plagosur.

Sekretari i përgjithshëm i sindikatës së konfederatës së punës, Stathis Anestis tha se politikat qeveritare po e çojnë vendin drejt katastrofës.

"Ata (politikanët) po insistojnë për një politikë që po na mbyt dhe po na çon drejt katastrofës. Ata duhet të kuptojnë se në jetën reale, kjo politikë është shkatërrimtare, si për shoqërinë, ashtu edhe për ekonominë. Prandaj ne vazhdojmë me protestat dhe do të vijojmë deri sa ata të këmbëngulin për këto politika", tha Anestis.

Protestat në Greqi zhvillohen kundër planit të shkurtimeve të qeverisë, një kusht i vendosur nga ndërkombëtarët për të marrë ndihmën e rradhës ekonomike. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China